Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë alarmin sa i takon ndikimit rus në rajon.
Gabriel Eskobar, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit do të dalë sot përpara Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për të raportuar mbi situatën në rajon dhe veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.
Një pjesë e raportit të tij është publikuar dhe Escobar i konsideron të frikshme pengesat që po hasen në integrimin europian të 6 vendeve të rajonit. Sipas tij, ka shumë zyrtarë të korruptuar që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin, duke i shërbyer në këtë mënyrë Moskës.
“Integrimi transatlantik dhe evropian është thelbësor për reduktimin e të dëmshmeve te ndikimit te aktorëve, si Rusia dhe Kina. Gjithashtu ka edhe aktorë lokalë të korruptuar, që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe pengojnë këtë integrim, duke zgjeruar ndikimin e tyre (Rusi-Kinë). Ne e kuptojmë se pengesat ndaj këtij procesi janë të frikshme – duke përfshirë përparimin e ngecur në demokratizimin, korrupsionin, varësinë nga energjia ruse, politikat etnonacionaliste dhe ndikimin nga dezinformimi i huaj. Edhe pse bën luftë në Ukrainë, Kremlini ushqen dezinformimin – shpesh përmes gjuhës serbe për të mbjellë ndasi, mosbesim dhe tensione ndëretnike dhe fetare. Kina bashkon narrativat tinëzare që minojnë besimin në Perëndim përmes investime grackë”, theksohet në raportin e Escobar.
Sa i takon situatës në veriun e Kosovës, Escobar bën një skanim të të gjitha zhvillimeve që nga shkurti kur u arrit një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit falë ndërmjetësimit euro-amerikan e deri tek situata aktuale.
Në raport vlerësohen zgjedhjet e fundit në Malin e Zi. Për të vetmin shtet të Ballkanit Perëndimor ku përmendet me emër lideri politik, është Bosnja. Ai tha se Milorad Dodik mbetet i fokusuar në prishjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së shtetit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje