TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 16:04

“Të fortët e Niklës marrin taksa për çdo sasi droge që kalon nga veriu në jug”, eksperti tregon çfarë fshihet pas emërimit të Ballës ministër

Shkruar nga Pamfleti

“Të fortët e Niklës marrin taksa për çdo sasi

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, ka komentuar rrokadën në krye të Ministrisë së Brendshme, me emërimin e Ballës në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm. Rexhepi u shpreh se emërimi i Ballës ishte përfolur prej kohësh dhe se ngjarja në Borizanë u përdor për përshpejtimin e shkarkimit të Çuçit.

Në një intervistë për “Fax News”, eksperti tha se policisë i duhet frymë që të veprojë kundër krimit dhe se Nikla ka qenë një zonë jashtë kontrollit të policisë, ku sipas tij personazhe të njohur të botës së krimit, kontrollojnë trafikun e drogës që bëhen nga veriu në jug.

“Ngjarja në Borizanë ishte e rëndë por jo aq sa të çonte në shkarkimin e ministrit, por ka kohë që zoti Balla e kërkonte postin e Ministrit të Brendshëm. Ishte një ngjarje me impakt publik, por nuk ishte shkaku real për rrokadën.

Ishte një rrahje masive që kishte përkrahjen e shtetit, por nuk mund të krahasohet me vrasjen e trefishtë të djemve të rinj në Urën e Thumanës. Nuk mund të rrimë pa përmendur që në Nikël rrinë personazhe të njohur të botës së krimit, e madje përflitet se ata janë si një lloj trau për trafikun e lëndëve narkotike nga veriu në jug, ku marrin taksa për çdo sasi që kalon.

Shteti sado i dobët që të jetë,  është më i fuqishëm përballë çdo grupi kriminal. Kishte ardhur koha e një rokade, nuk u bë shkak rrahja në Borizanë. Problemi i rendit është goxha i gjerë, janë të njëjtët policë dhe drejtues që kur kanë pasur orientimet e duhura kanë goditur bandat.

Policia është çështje fryme, ka nevojë për sfida të vazhdueshme, por nuk mund të themi që është e kriminalizuar e gjitha. Njerëzit stepen kur nuk shohin klimën e duhur ndaj luftës ndaj krimit”, u shpreh Rexhepi.

balla minister emerim eksperti

Lini një Përgjigje