TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 14:33

“Gërdeci”/ Fillon seanca gjyqësore për Fatmir Mediun, në sallë thirren edhe familjarët e viktimave

Shkruar nga Pamfleti
“Gërdeci”/ Fillon seanca gjyqësore për Fatmir Mediun,
Fatmir Mediu

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, ku do të thirren familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit.

Më herët seanca ndaj ish ministrit është shtyrë për shkak të verifikimit të listës së paraqitur nga familjarët e personave të dëmtuar nga shpërthimi.

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6 vjeç në këtë tragjedi.

Nga analizimi i pretendimeve në kërkesën për rihapjen e hetimeve, rezulton se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut dhe të rihapen hetimet ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu.

26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.

 

“gërdeci” fatmir mediu

Lini një Përgjigje