
Ardian Visha avokati i ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Medihu pas përfundimit të seancës së sotme lidhur me çështjen “Gërdeci”, tha se Medihu ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe se ka kërkuar një proces normal.
Ai deklaroi se kanë kërkuar përsëritje të akt-ekspertimit, pasi sipas tij kanë dyshime se shpërthimi nuk ishte aksident, por një zjarre vënie e qëllimshme.
“Kemi kërkuar përsëritje të akt-ekspertimit. Zvarritje e procesit do të thotë të bëhet proces. Gjykimi i Shkurtuar u kërkua nga ne për të zgjidhur në mënyrën me të lehtë, përderisa na jepet ky kazus. Prokurori dhe gjykata nuk ishin dakord të shpreheshin për parashtrimin tonë. Në seancën që do përcaktohet, do të ketë një listë emrash. Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qellim vënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, u shpreh avokati i Mediut.
Lini një Përgjigje