
Avokati i familjarëve të viktimave në Gërdec ka kërkuar arrestimin e Fatmir Mediut. Sot u shty sërish seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili ka nisur manovrat. Avokatët e tij hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar, duke sjellë tani zvarritje të seancave.
Për avokatin Dorian Matlija nuk mund të vijohet kështu. Sipas tij, ka rrezik që Mediu të ndjekë shembullin e Adriatik Llallës apo Arben Ahmetajt. Ish-kryeprokurori u gjykua në liri dhe sapo u mor vendimi për dënimin e tij me 2 vite burg, u arratis. Demalia tha se i njëjti rrezik është dhe për Meidun, prandaj duhet masë sigurie ndaj tij.
“Pavarësisht përpjekjeve, disa prej tentativave edhe funksionojnë herë pas here, siç u tha kemi shtyre deri më datë 8 shtator. I vetmi merak që kanë tani familjarët e viktimave dhe gjithë të dëmtuarve të tjerë të shpërthimit është se mos ndoshta ndodh e njëjta situatë, siç ndodhi që Llalla iku, Ahmetaj iku. Ndoshta është rasti që Prokuroria e Posaçme të konsiderojë një masë sigurie për çdo rast sepse një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta brenda”, u shpreh Matlija.
Fatmir Mediu, përmes avokatëve të tij ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Kjo i hap rrugë zgjatjes së procesit.
Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët.
Lini një Përgjigje