Paprekshmëria e këtij drejtori “përbindësh” korrupsioni, që si gjatë 2 viteve në KESH edhe gjatë 5 viteve te Drejtoria e Rrugëve ka bërë afera me vlerë totale afro 1 miliardë Euro, tregon se fajin nuk e kanë hajdutët e pushtetit, por shefat e SPAK që nuk veprojnë, me dyshimin e arsyeshëm se “hanë dardha” prej tyre...
Të pangopur me ankandet e shit-blerjes së energjisë, por edhe me tenderët e HEC-ve e pagesat 90 mijë Euro në ditë, për 2 anijet gjeneratorë të sjella nga Bangladeshi, Babloku e Balluku po e lejojnë Drejtorin e KESH, Ergys Verdho, të bëjë tenderë dhe për xhepin e tij.
Gjatë dy viteve drejtor Ergys Verdho bën nga 3-4 herë në vit të njëjtin tender fiktiv, me këtë objekt të pa ndryshuar: “Për shërbime në funksion të komunikimit, promovimit dhe organizimit të aktiviteteve të KESH”, por çdo herë ul pak e ngre shumë vlerat e fondeve limit.
Ky tender është denoncuar nga “Pamfleti”, me adresim SPAK-ut për hetim, por SPAK nuk vepron, madje para 1 muaji, Altin Dumani deklaroi publikisht, se e ka vështirë të vërtetojë aferat e zyrtarëve të shtetit, kur tenderët janë vjedhje që i vërteton studenti i vitit të dytë juridik.
Këtë herë, drejtori i KESH, Ergys Verdho ka guxuar e ka kaluar çdo limit, duke bërë 2 herë brenda 1 javës e me 2 vlera të ndryshme, tenderin për argëtimin dhe promovimin e vartësve të tij.
Tenderin e parë, Ergys Verdho e ka bërë më 8 maj 2023, me fond limit 168 milionë lekë të vjetra me TVSH, për të cilin nuk e ka shpallur ende fituesin dhe vlerën e kontratës, mbasi siç duket, nuk ka rënë akoma në pazar për llokmën që duhet t’i marrë shoqërisë që ka paracaktuar.
Tenderin e dytë e ka bërë më 17 maj 2023, me fond limit 152 milionë lekë me TVSH, duke shpallur fitues bashkimin e firmave “Optima Communication Sh.p.k” e “PIK Sh.p.k”, me vlerë 132 milionë lekë me TVSH, të cilat përdorën si rivale fiktive një firmë me ofertë “zero” lekë.
A do ta thërrasë SPAK, drejtorin e KESH Ergys Verdho, për këtë tender të bërë 2 herë brenda 1 jave me dy numra të ndryshëm reference e me 2 vlera të ndryshme, në total 300 milionë lekë?

Nëse nuk e merr të pandehur as për këtë skandal financiar, na jepet e drejta të dyshojmë te shkaku i paprekshmërisë së këtij drejtori “përbindësh” korrupsioni; sepse gjatë 2 viteve drejtor në KESH dhe gjatë 5 viteve te Drejtoria e Rrugëve, Ergys Verdho ka bërë afro 1 miliardë Euro korrupsion të vërtetuar nga KLSH e nuk arrestohet, fakt që tregon se fajin nuk e kanë hajdutët e pushtetit, por shefat e SPAK që nuk veprojnë, ngaqë ndoshta “hanë dardha” prej tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje