TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2023, 14:45

Eksperti i sigurisë tregon si futet droga sintetike në Shqipëri: Jugu është kthyer në pikë shitje! 

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i sigurisë tregon si futet droga sintetike në Shqipëri:
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se jugu është kthyer në një pikë-shitje për drogat sintetike. Ai tregoi se mbante mend një operacion të kryer te Onkologjiku ku kishte persona shumë agresivë që sulmonin.

U detyruam të përdornim punonjës policie të veshur me uniformën e mjekut, të përdornim njerëz të shtrirë në krevat sikur ishin të sëmurë për të krijuar atë që quhet efekt parandalues. Bëmë ndalimin e personave, u krijua paniku sikur edhe të sëmurët janë punonjës policie, sikur dhe ata që janë mjek janë punonjës policie dhe kjo bëri një lloj parandalimi të atij operacioni që zhvilluam në qendrën spitalore,” – tha Softa për Euronews Albania s, ndërsa shpjegoi se në atë pavion shpërndaheshin të tilla droga.

Ndërkohë sot, nuk bëhet fjalë për një fenomen që ndodh në një spital, por një fenomen që ndodh në shoqëri.

fatjon softa droga sintetike

Lini një Përgjigje