
Qindra shqiptarë që jetojnë në SHBA kanë zhvilluar sot paradën vjetore të kulturës dhe traditave shqiptare.
Komuniteti shqiptaroamerikan kanë zhvilluar paradë në rrugët e Nju Jorkut me flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa janë veshur me veshje kuq e zi e këngë shqiptare.
Të pranishëm në paradë ishin dhe figura të shquara të vendit si princi Leka Zogu II.
Shqiptarët për një orë rresht marshuan në rrugët e Neë York, duke e veshur “45 Street 5th Avenue”, me ngjyrat kuq e zi. Ky është viti i 15-të që organizohet kjo paradë dhe ky edicion i dedikohet 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Parada udhëhiqet nga banderola “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.


Lini një Përgjigje