TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2023, 21:59

“Numërohen edhe kosovarët që kalojnë për në Mal të Zi”, Mentor Kikia “shuplakë” qeverisë: Nuk matet turizmi me ata që hyjnë në doganë

Shkruar nga Pamfleti

“Numërohen edhe kosovarët që kalojnë për në

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar tha se qeveria nuk duhet ta masë turizimin me sa persona hyjnë në territorin shqiptar, por me sa para ndikon në buxhetin e shtetit industria e turizmit.

Kikia theksoi se qeveria numëron si turistë në Shqipëri dhe ata shtetas kosovarë që hyjnë në Morinë dhe dalin nga Murriqni për të shkuar në Malin e Zi, të cilët nuk kanë shpenzuar asnjë ditë në Shqipëri.

Ne duhet të heqim dorë së numëruari të turistëve, bën vaki që po t’i llogarisim në hyrje dalje mund të dalin dhe më shumë se 7 milionë. Por ne duhet ta llogarisim në para zërin e turizmit. Sa para fituam nga turizmi. Qeveria llogarit kaq të ardhura nga bujqësia, kaq nga nafta dhe të llogarisë sa para dha turizimi. Duhet llogaritur me para dhe jo me kokë. Ne i numërojmë kosovarët kur hyjnë në Morinë dhe i numërojmë prapë kur alin në Murriqan, kur ndërkohë që këtu kanë lënë vetëm tymin se dhe karburantin e kanë marrë në Kosovë me çmim më të lirë”, tha Kikia.

kikia turizmi

Lini një Përgjigje