
Qëndrimet politike të Donald Trump, të karakterizuara nga kërcënime të forta që pasohen nga tërheqje të befta, kanë ngjallur debate të shumta mbi qëndrueshmërinë dhe strategjinë e tij. Praktika e formulës “prapa-ktheu” ngre pyetje nëse kjo lëvizje tregon dobësi apo është një taktikë e mirëmenduar e një lideri që thyen të gjitha normat tradicionale.
Analisti për çështjet ndërkombëtare, Geron Kamberi, në një intervistë për emisionin “Të Pashoq”, në kanali në Youtube të Pamfletit, tha ky stil nuk duhet të shihet si befasi, por si një pasqyrim i personalitetit të tij “të pazakontë”, i formuar si në jetën politike ashtu edhe jashtë saj.
Kamberi shtoi se nga këndvështrimi i imazhit ndërkombëtar, kjo qasje krijon një situatë atipike për një fuqi si SHBA, por komuniteti ndërkombëtar tashmë ka filluar të mësohet me këtë model të ri presidencial. Ai theksoi se Trump nuk mishëron modelin klasik të presidentit amerikan që bota ishte mësuar të shihte.
Kamberi tha gjithashtu se për vëzhguesit tradicionalistë, kjo mënyrë qeverisjeje mbetet e pazakontë dhe ka krijuar një lloj “habie” të vazhdueshme, duke i detyruar analistët dhe gazetarët të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të interpretuar lëvizjet e tij, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai theksoi se kjo qasje e paparashikueshme ka një kosto të caktuar për Shtetet e Bashkuara.
Pjesë nga intervista:
-Dokord po duke praktikuar thuajse çdo ditë formulën prapa ktheu, a i ul pikë apo tregon ë dobësi të tij, frikë? Domethënë, sepse të kërcënosh me shfarosje dhe ditën tjetër të tërhiqesh, çfarë do të thotë për ty kjo?
Geron Kamberi: Nga pikëpamja, nga pikëpamja e imazhit, po them, ose peshës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në arenën ndërkombëtare, natyrisht që është një situatë e pazakontë, ë dhe po tashmë besoj edhe pjesë e madhe e komunitetit ë ndërkombëtar po mësohet me stilin e presidentit Trump. Ë nuk besoj që do ketë, unë në gjykimin tim nuk besoj unë individualisht nuk kam pasur ndonjë habi për mënyrën se si e ushtron ai ë pushtetin kur është në Shtëpinë e Bardhë, se kush ka parasysh të paktën mandatin e tij të parë, pa folur pastaj për jetën e tij jashtë ë politikës, ai dallohet si një njeri ë i ë i pazakontë. Pra, nuk mishëron tipin, po. Kjo është fraza shumë e saktë. Pra nuk mishëron një ë tip apo një model që ne e kemi në mendjen tonë dhe përpiqemi të gjejmë të ngjashmin ë e përfytyrimit që kemi krijuar mbi një president ë amerikan. Ai dhe kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë në 2016-ën, erdhi përkundrejt gjithë kundërshtive dhe madje pati kundër gjithë politikën amerikane të asaj periudhe. Jo vetëm thjesht demokratët që ishin në kundër, por madje edhe Partinë Republikane Amerikane, por arriti t'ia dalë dhe natyrisht ushtroi një presidencë krejtësisht ë atipike për nga mënyra se si ishin mësuar amerikanët dhe komuniteti ndërkombëtar. Dhe besoj që dhe në këtë rast, ai nuk bën gjë tjetër veçse thjesht është besnik i parimeve dhe mënyrës se si e sheh ai politikën, qoftë këtë politikën e brendshme amerikane, qoftë dhe politikën ndërkombëtare. Natyrisht, për tradicionalistët, kjo është disi e pazakontë dhe pjesë e madhe e analistëve, e vëzhguesve, gazetarëve, të cilët përpiqen të shpjegojnë ose të interpretojnë mënyrën se si presidenti Trump e qeveris Amerikën, në veçanti marrëdhëniet ndërkombëtare, ka krijuar një lloj habie, e cila besoj do të zgjasë ende.
-A po kthehet kjo në një kosto për SHBA-të?
Geron Kamberi: Në qoftë se do flasim nga pikëpamja e kostos, kosto në këtë rast është çështja e asaj çfarë kishin krijuar deri në këtë moment komuniteti ndërkombëtar, vende të ndryshme, Bashkimi Europian, po vende të cilat kanë qenë aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ajo çfarë po shfaq aktualisht presidenti Trump. Natyrisht, midis këtyre dy modeleve ka një ndarje dhe një çarje shumë të madhe. Askush ndoshta nga aleatët e hershëm tradicionalë të presidentit të presidentëve amerikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po flas këtu për Gjermaninë, Francën, madje dhe Anglinë, do të thoja, nuk ishte mësuar me këtë stil dhe këtë formë komunikimi dhe pse jo, këtë mënyrë të zgjidhjes së problemeve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë dy kriza që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, qoftë kriza e pushtimit të Kuvajtit nga ana e Irakut në vitin ë '91, pra dhe kriza që pasoi, pra operacioni Stuhia e Shkretëtirës nga presidenti Bush i vjetri, i cili ndërtoi një koalicion me 42 vende nëpërmjet përpjekjeve shumë të mëdha diplomatike që ai ndërmori nëpërmjet sekretarit amerikan të shtetit James Baker në atë kohë. Dhe pastaj që u pasua dhe nga lufta e Irakut e 2003-shit, e cila ishte një mënyrë veprimi të njëanshëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hasi kundërshtimin e dukshëm të Europës, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë, por arriti të ndërtojë një koalicion vullnetmirë në atë periudhë. Ndërkohë që kjo ë stil, ose ky stil apo kjo mënyrë e të bërit politik të presidentit Trump, për hir të së vërtetës nuk ngjan me presidencat e mëparshme amerikane.
Lini një Përgjigje