
Gazetarja Klodiana Lala është përplasur mbrëmjen e sotme me ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, lidhur me dhunë ndaj hetuesve të BKH mbrëmjen e djeshme. Kapllanaj deklaroi në “Open” se ka verifikuar në sistemin e policisë targat e makinës me të cilën ata lëviznin dhe kjo solli reagimin e Lalës.
Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar.
“E kanë zgjidhur fshatçe, për mua ai punonjës i policisë rrugore që ju ka informuar duhet të arrestohet”, tha gazetarja.
Klodiana Lala: Nëse punonjësi i policisë ka ndërhyrë në sistem, duhet arrestuar.
Agron Kapllanaj: Një prej njerëzve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai ka thënë se kjo targë nuk është e regjistruar.
Ju shkoni bëni kallëzim penal dhe më pas ju vihen në dispozicion informacione.
Lini një Përgjigje