TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 21:07

"LaCivita ndodhet para një fatkeqësie", Frrok Çupi: E ka kuptuar se Berisha po e përdor

Shkruar nga Pamfleti

"LaCivita ndodhet para një fatkeqësie", Frrok Çupi: E

“Ardhja e LaCivita u duk në fillim si një ‘shpëtim’ për demokratët, por realiteti nuk tingëllon kështu”, deklaroi Çupi.

Analistit Frrok Çupi tha se LaCivita ndodhet përpara ‘një fatkeqësie’ dhe se e ka kuptuar e po e përdorin. Ai u shpreh se tha se në rastin më të keq LaCivita nuk mund të ngrejë një padi për Berishën pasi burgoset nga SHBA.

“Nëse LaCivita do të dinte ‘fluently’ gjuhën shqipe do të ikte natën, ai sot po mëson ku ndodhet. Është tjetër gjë ajo për të cilën ai ka folur dhe ai ka folur në një normalitet për këshilla.

Për 1 vit Soros ka këshilluar Sali Berishën, këshilla siç jepen si të ecte, e ka këshilluar si të mbajë xhaketën, si të mos përdorë fjalor injorant. LaCivita i thanë dhe strateg, e gjitha e ka kuptuar se edhe duan ta përdorin, edhe mund të ndodhet në një situatë të vështirë financiare.

Nëse paratë i merr në kosh do të thotë se e ka punën keq, nëse këta nuk ja japin paratë do të thotë se problem është i tij. LaCivita nuk bën dot padi për Berishën sepse në SHBA shkon në burg. Ai ndodhet përpara një fatkeqësie”, u shpreh ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje