TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 17:46

Verë e miksuar me dimrin, meteorologia: Nga e premtja, luhatje të mëdha temperaturash

Shkruar nga Pamfleti

Verë e miksuar me dimrin, meteorologia: Nga e premtja, luhatje të

Nëse të mërkurën nxorëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtra, të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologët do të kthehen dhe reshjet e shiut.

“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri  do të shkojë  deri në 29 gradë, por të premten presim një rënie për efekt të një mase ajrore të ftohtë në  mesditë mos i kalojnë 22-23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale.

Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte.  Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë  deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshrit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia për “Abc News”.

Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë  kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet  të rriten gradualisht për të kulmuar të martën  kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak  do të shënojnë 29 gradë celcius.

Kjo luhatje e temperaturave  sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet  nuk I ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

“Vetë trupi ka si funksion të ekuilibrojë temperaturën e brendshme, por ndryshimet atmosferike me atë të trupit është një stres i menjëhershem i sistemit imunitar duke shkaktuar një ulje të sistemit imunitar dhe duke riakutizuar sëmundjet kronike. Sidomos të sistemit respirator  dhe kardiovaskular. Asmatikët, spokistët, ata me hipertension, alergjikët kanë ndikim shumë të madh nga ndryshimet e menjëherëshme. Ndodh riinflamacion i traktit respirator. Brenda ditës ose javës kemi luhatje menjëhershme të tensionit. Vetë sistemi imunitar ulet, shoqërohet me debulesë, ndjehemi më të lodhur marrim virozat më lehtë”, u shpreh ajo.

Për të përballuar luhatjen e vlerave të termometrit mjekët këshillojnë të forcojmë sistemin imunitar  përmes një ushqyerje të shëndetshme dhe të ndihmojmë organizmin në procesin vetërregullues të temperaturës duke mos e ekspozuar ndaj ekstremiteteve.

Lini një Përgjigje