TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 22:03

"Hetuesit e BKH-së nuk janë dhunuar", Kapllanaj pranon se ka hyrë në sistemin e policisë: Verifikova se automjeti nuk ishte i regjistruar

Shkruar nga Pamfleti

"Hetuesit e BKH-së nuk janë dhunuar", Kapllanaj pranon se ka

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur sërish lidhur me incidentin e rëndë ku sipas Policisë së Shtetit dhe më pas SPAK, agjentë të BKH-së dhe oficerë të Operacionales, që ishin në krye të detyrës janë dhunuar nga njerëz të ish-kryebashkiakut.

Ai mohon të ketë pasur goditje ndaj hetuesve të BKH-së dhe thotë se shkak i konfliktit ishte filmimi i targës së mjetit të policisë.

Vetë Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar.

Kjo deklaratë ka shkaktuar përplasje në studio ku gazetarja Lala tha se, kjo do të thotë nënshtrim i policisë ndaj “të fortëve” në rrethe. Ajo shtoi se me ndërhyrjen në sistem për identifikimin e targës së automjetit të hetuesve të BKH-së, kanë bërë shkelje të ligjit dhe për këtë duhet të merret në pyetje.

“Në këto 24-orë ka pasur disa lajme dhe kam qenë i detyruar të sqaroj. Për shkak se kam qenë vetë prezent, kur personat në fjalë kanë qenë në biznesin e tim vëllai.

Një makinë civile brenda me 4 persona, 1 zonjë me 3 zotërinj, kanë bllokuar parkingun dhe kanë ngritur një dron, pas 15 minutash janë rikthyer në të njëjtin vend. Roja ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Orjan Isufaj dhe ka thënë se i kanë bërë përshtypje personat.

Teksa e kemi pyetur, zonja ka thënë se duam të blemë një pronë. Drejtori thotë se nëse jeni të interesuar, gjeni vendin e duhur dhe ngrini dronin, pasi kjo pronë nuk është në shitje. Më pas drejtori i bën një foto targës së makinës pasi kemi menduar se janë njerëz të cilët mund të jenë të kategorive të ndryshme, por se dinim se ishin policë.

Një prej njerëzve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai ka thënë se kjo targë nuk është e regjistruar.

Filmuam pasi donim një provë se nëse do të kishim një ngjarje, mund të kishim një indicie.

Kaq ka mjaftuar për ta thelluar situatën pasi ata persona i kërkojnë personit të fshijë foton, ai ma ka nisur mua dhe 2-3 njerëzve të mi. Personi që ishte në timon në rolin e shoferit e kërcënon dhe i thotë se nëse nuk e fshin s’e ke idenë se çfarë do të gjejë dhe nis ta shajë drejtorin dhe pronarin e kompanisë. Drejtori më merr në telefon dhe më thotë se po më kërcënonte, i detyruar unë zbres por ata largohen.

I ndodhur në këto kushte drejtori më thotë duhet të bëjmë kallëzim. Nisemi në drejtorinë e policisë aty kontaktoj oficerin e rojës dhe kërkoj të takoj një nga titullarët e policisë. Ata më thonë se kjo makinë është e policisë.

Nipërit e mi i kanë kërkuar policisë ta verifikojnë këtë targë. Nuk i ka goditur asnjë prej personave”, tha Kapllanaj për “Open”.

Lini një Përgjigje