TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 21:41

Dhuna ndaj agjentëve të BKH nga Kapllanajt, Lala: Po vëzhgonin dy makina, ja si ndodhi përplasja

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj agjentëve të BKH nga Kapllanajt, Lala: Po vëzhgonin dy

Pasditen e djeshme në Fier ka ndodhur një incident i rëndë ku sipas Policisë së Shtetit dhe më pas SPAK, agjentë të BKH-së dhe oficerë të Operacionales, që ishin në krye të detyrës janë dhunuar nga njerëz të ish-Kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ky i fundit ka mohuar që ndaj zyrtarëve të jetë ushtruar dhunë, ndërkohë që policia ka ndaluar 3 persona, mes të cilëve edhe dy nipat e ish-kryebashkiakut.

Në emisionin Open, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se është ndërhyrë në sistemet e policisë. "Keni ndërhyrë në sistemet policore", iu drejtua Lala, Kapllanajt gjatë debatit.

Lala sqaroi se SPAK ka dërguar hetuesit në Fier, në kuadër të një operacioni.

"Shpesh BKH shpesh vepron dhe fshehtësi. Kanë shkuar në Fier për të bërë këto veprime. Janë ndaluar në pjesën e jashtme të biznesit. Çështja është në hetim. Kur kanë shkuar aty, kanë shkuar te parkimi, kanë ngritur dronin për të vërejtur dy makina, në pamundësi për t’i ndjekur në distancë.

Po ndiqnin dy subjekte me dron. Biznesi është në emër të Shkëlqim Kapllanaj. Ka dalë një nga punonjësit e biznesit dhe iu ka thënë se çfarë kërkojnë aty.

Punonjësit e BKH kanë thënë se jemi për punët tona. Parkimi është jashtë biznesit dhe është konsideruar pronë publike. Nipat e Z.Kapllanaj kanë debatuar me agjentët e BKH. Këta të fundit pretendojnë se janë qëlluar nga nipat e Agron Kapllanajt. Agjentët e BKH-së janë prezantuar", tha Lala.

Lini një Përgjigje