TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2025, 22:06

Debati/ Lala-Kapllanajt: Po mos ishin agjentë të BKH ju do i kishit shkrirë

Shkruar nga Pamfleti

Debati/ Lala-Kapllanajt: Po mos ishin agjentë të BKH ju do i kishit

Një debat të fortë është regjistruar mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier me agjentët e BKH-së.

Gazetarja Lala i tha Kapllanajt se nëse agjentët do ishin njerëz të thjeshtë, nuk do të dihej se çfarë fati do të kishin. Në emisionin ‘Open’, Lala i kërkoi Kapllanajt që të kërkojë falje për dhunën, që njerëzit e tij, dyshohet se kanë përdorur mbi agjentët e BKH-së.

Ndërsa, Agron Kapllanaj nënvizoi se nuk e kanë ditur se ata që hynë në parkimin e biznesit të të vëllait ishin policë.

Debati

Agron Kapllanaj: Ne nuk e dinim se ishin policë. Nuk i kemi gjurmuar nga pas.

Klodiana Lala: Pse i gjurmuat nga pas? Duhet të distancoheni nga dhuna.

Agron Kapllanaj: Nuk ju duket dhunë ajo që kanë bërë policët.

Klodiana Lala: Versioni juaj nuk qëndron, sepse i bie që nipërit tuaj kanë shkuar pas agjentëve të BKH për disa kilometra.

Agron Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier, se kanë shtëpinë atje. Ata persona, që nuk e dinim se janë agjentë, kanë hyrë në pronë private.

Klodiana Lala: Boll thatë këto argumente. Ju silleni si të fortë, popullin e thjeshtë do ta kishit shkrirë. Turp për ju. Po nënshtroni elementë të policisë.

Lini një Përgjigje