TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2024, 21:50

“Dumani hyri në histori”, Karamuço: Me arrestimin e Metës miti u thye, në SPAK do shohim emra që kurrë nuk na i merrte mendja  

Shkruar nga Pamfleti

“Dumani hyri në histori”, Karamuço: Me arrestimin e

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se me arrestimin e Metës, SPAK theu mitin e pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, aty do të shkojnë shumë emra të tjerë në nivelit më të larta, që kurrë nuk mendohej se do të goditësin nga prokuroria. Madje sipas tij, Altin Dumani ka hyrë në histori.

Ka dhe probleme të brendshme. Nuk janë të gjithë prokurorët njësoj. Zoti Dumani dhe ndërkombëtarët duan të ndryshojë ligji që të ketë zgjatje të mandatit ose ripërtëritje. Politika nuk e do këtë gjë. Por ai për 9 vite do jetë aty. Dumani hyri në historinë e Shqipërisë, u fut si drejtues i kësaj prokurori. Ndikuam ne,  apo media, ndoshta. Mbase një drejtues i ardhshëm do trajtojë çështje të tjera. Por tani SPAK ka krijuar besim. Ka shumë elemente pozitive. Miti u thye. Nuk ka më mit të pandëshkueshmërisë. Do shihni emra të tjerë që nuk ja u merrte mendja kurrë që do ishin aty. Ka shumë të tjerë aty. Koha është e gjatë. Misioni do të vijojë dhe sa kohë ka një kallëzim. Ishim mësuar të bënim kallëzime dhe humbnin. Zyrtarët duhet t’i shqetësojë shumë edhe një kallëzim nga një qytetar i zakonshëm”, tha ai në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje