
Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genc Gjokutaj është pyetur lidhur me gjendjen e fëmijëve të ish-presidentit pas arrestimit.
Gjokutaj tha se ka kontaktuar vetëm me djalin e Metës, Besarin teksa tregon se e kupton situatën dhe është i pikëlluar për këtë histori.
Kjo tregon se vajzat e kanë braktisur babain e tyre dhe duket se kjo situatë ka ardhur si pasojë e divorcit dhe deklaratave të forta të Metës ndaj Monika Kryemadhit. Pas vënies në pranga, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kontaktohet vetëm nga djali i tij.
Avokati u shpreh se fëmijët e Metës janë të trishtuar, teksa shton se fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë situatën.
“Me Besarin kam pasur kontakt. Ai e kupton dhe e ndjen thellë këtë histori. Edhe interesimi shkakton më shumë dëshpërim. Fëmijët e vuajnë më tepër situatën. Sigurisht është një trishtim, është gjendje shpirtërore jo e mirë”, tha Gjokutaj për “News 24”.
Lini një Përgjigje