
Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, ka treguar se Ilir Meta refuzon supën e burgut.
Në një lidhje me Skype në emisionin Kjo javë në News 24 ai u justifikua se Meta merr ilaçe dhe për këtë arsye i duhet ushqim special.
“Ushqimin e burgut nuk e konsumon. Ka shumë të burgosur të tjerë që nuk hanë ushqimin e burgut, por ushqimi sillet nga të afërm kryesisht. Meta pi dhe ilaçe. Nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi, se ndjek terapi, në lidhje me probleme të shëndetit që ka. Gjella i shkon nga jashtë, nuk ka rëndësi se kush ia dërgon”, tha Gjokutaj.
Lini një Përgjigje