TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2024, 18:46

"Jam demokrat i flaktë", Rama ironizon mbështetësin e PD në SHBA: Partinë ua morën komunistët më të këqij!

Shkruar nga Pamfleti

"Jam demokrat i flaktë", Rama ironizon mbështetësin e

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me shqiptarët në Amerikë. Në takim ishte i pranishëm një demokrat, i cili tha se është antikomunist dhe demokrat i flaktë.

Rama iu përgjigj me batuta dhe ironi, teksa u shpreh se Partinë Demokratike e morën komunistët e këqij.

“Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Bashkë kemi komunikuar dhe më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fole për legalizimin e tokave”, tha demokrati.

“Kam shumë qejf kur më thonë janë antikomunist dhe demokrat i flaktë, kështu isha dhe unë, por PD na e morën komunistët më të këqij dhe thashë më mirë po bashkohemi edhe me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardhur, sa me nejt me ata që kur ishin komunistët ishte më të zinjtë e komunistëve dhe pastaj dolën nga ana tjetër dhe filluan të flasin sikur erdhën nga hëna. Siç tregon historia e këtyre viteve, Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Shqipëria është e ndarë mes, e para punëtoresh dhe dembelësh, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për tu fshehur pas tij”, iu përgjigj Rama.

Lini një Përgjigje