
Gazetari Artan Hoxha duke folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, tha se këta të fundit kishin "perfeksionuar" sistemin e përvetësimit të fondeve publike.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarti”, Hoxha deklaroi se tani më drejtorët nuk merrnin përqindje nga kompanitë për tenderat, por kishin krijuar kompaninë e tyre për t'i marrë për vete të gjitha fondet.
Ai shtoi se grupi ishte shumë i sofistikuar dhe pasi janë gjetur element shumë të rëndësishëm, rrjete të kriptuara vetëm për kupolën drejtuese, për aferat dhe komunikimet e ngushta.
“Skema dhe evolimi krahasuar me të kaluarën, më përpara drejtorët merrnin përqindjen, 5%, 10%, tani këta u bënë aksionerë, ortakë të kompanive private.
Përfitimet e siguruara nga korrupsioni i kanë investuar aty. E kanë çuar në nivel tjetër, nuk kanë më durim t’ja lënë një kompanie biznesi. Janë bërë vetë binesmenë dhe të ardhurat ti investojnë. Habimet si vazhdonin dhe rrinin në bashki për të marrë edhe rrogën e Bashkisë.
Në këtë vend me kaq shumë probleme, kur dëgjon biseda të tilla reagimi është i madh. Nuk është ende goditje ballore, por tronditja është e madhe. Kur u kap ai i Infrastrukturës, thoshte media u kap krahu i djathtë i Ballukut, kurse tani thonë u kapën disa ish zyrtarë…
Skema dhe besoj se SPAK këtë duhet të zbërthejë. Ka gjetur një element shumë të rëndësishëm, rrjet të kriptuar vetëm për kupolën drejtuese, për aferat dhe komunikimet e ngushta, për fushatën elektorale. Është sistem që ka përballuar fushatat elektorale, betejat, lufta që u bëhet mediave, gazetarëve, zërave që vijnë nga qytetarët. Vihen në sulme ta jashtëzakonshme, duke përdorur këtë ndikim.
E mban mend si dilte lista e gazetarëve që paguheshin në UKT? Skema që kemi parë deri tani, është shumë e rëndësishmë që kjo histori të mos copëzohet si me inceneratorët, por të shihen të gjithë bashkë. Janë bashkë-aksionërë dhe bashkë-drejtues.
Nuk janë thjesht disa drejtorë të korruptuar që kanë vepruar në mënyrë individuale, por një skemë e mirëorganizuar dhe kanë evoluar edhe korrupsionin në vetëvete. Nuk ka më përqindje por janë aksionerë të kompanive", tha Hoxha.
Lini një Përgjigje