TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2024, 15:51

“Erdogan do të jetë në pushtet deri në 2028”, analisti: Nëse Turqia ikën nga NATO, anijet ruse do të dalin në Mesdhe

Shkruar nga Pamfleti

 

“Erdogan do të jetë në pushtet deri në 2028”,
Reccep Tayyip Erdogan

Analisti Genc Burimi ka folur në lidhje me situatën në Turqi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku Erdogan humbi dy qytetet kryesore Ankaranë dhe Stambollin. Por sipas Burimit ky rezultat nuk ndryshon gjërat në politikën kombëtare në Turqi, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ai thotë se Erdogani do të vazhdojë të jetë në pushtet deri në vitin 2028. Rezultatin e zgjedhjeve lokale, Burimi e lidh me pakënaqësinë në rritje të popullit turk për politikat e Erdoganit. Ai bëri edhe një parashikim të frikshëm duke thënë se nëse Turqia del nga NATO, anijet ruse do të dalin në Mesdhe.

“Ne si Shqipëri kemi nevojë për Turqinë. Rezultati nuk ndryshon gjërat në politikën e kombëtarë në Turqi deri ën zgjedhjet e ardhshme. Ka një pakënaqësi në rritje të popullit turk për politikat e Erdoganit, që ndikohet edhe nga rrënimi ekonomik. Deri në 2028 Erdogan do të jetë në pushtet në Turqi. Nëse del Turqia nga NATO anijet ruse dalin në Mesdhe”,  tha Burimi për emisionin "Opinion" në News24.

reccep tayyip erdogan zgjedhjett ne turqi genc burimi

Lini një Përgjigje