
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tregtim të lëndëve narkotike. Por gjatë kontrollit në shtëpi dhe garazhin e 35-vjeçarit në Kazanovë, u zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze me vlerën prej 3 mijë dhe 6 mijë eurosh, të cilat i kishte vjedhur një javë më parë.
Shqiptarit, i cili kishte leje qëndrimi në shtetin italian dhe nuk kishte precedent të mëparshëm penal , iu gjetën 11 kg marijuanë në garazh e ndarë në 20 pako me një vlerë prej rreth 3 mijë euro. 35-vjeçarit shqiptar iu hoq leja e qëndrimit dhe do të dëbohet nga territori i Italisë.
Lini një Përgjigje