
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një kompani për të përvetësuar paratë publike.
Hoxha tha se drejtorët jetonin në të njëjtin kompleks rezidencial me Erion Veliajn dhe kohët e fundit në këtë kompleks ka mësyrë shpesh BKH për të sekuestruar dokumente dhe aparate telefonikë.
Më tej, Hoxha shtoi se ky është vetëm fillimi dhe se rrugës dhe gjatë hetimit të mëtejshëm mund të dalin gjëra të tjera.
"Tre drejtorët dhe kryetari i Bashkisë jetonin në të njëjtën rezidencë, Kodra e Diellit. Pyeta rojen e sigurisë atje. Shefi i sigurisë tha, kemi kohë që na ka rënë ngarkesa e punës, sepse ata të SPAK dhe BKH i kemi këtu gjithë kohën, vijnë marrin telefona, sekusestrojnë gjëra.
Jemi ende në këtë pjesë, në fillimet e hetimit, jemi shpejt për të arritur në konkluzion. Por, skema që duket deri tani, nga akuza deri te prova dhe procesi gjyqësor, do të jetë kohë e gjatë. Duke patur parasysh situatën, do të ishte mirë që organi i akuzës të vepronte shpejt dhe të mos linte shumë kohë”, tha Hoxha për emisionin “Të Paekspozuarit”
Lini një Përgjigje