
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar operacionet e policisë të kryera me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Lala tha se ka emra të tjerë që pritet të goditen në kuadër të hetimeve që po kryen nga Prokuroria.
Një tjetër detaj që thekson Lala është se hetimet që po kryhen për grupet e Vlorës, janë të dhëna për grupet kriminale që operojnë në zonën e Elbasanit, si kundër edhe për ato të qytetit të Fierit dhe të Durrësit.
“Dy grupimet më të rrezikshme në Elbasan janë dy, një është Erion Alibej, i cili është i arrestuar.
Kush janë kundërshtarët e tyre? Janë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Hetimet për dy grupimet shumë të rrezikshme kriminale, të përfshira në trafikun e drogës, po kryen nga SPAK”, tha Lala për News 24
Lini një Përgjigje