
Detaje të reja janë zbuluar sa i përket operacionit me 50-urdhër arreste të lëshurara nga SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala tregon se përplasjet mes grupeve kriminale vijnë kryesisht për dy arsye, lojërat e fatit dhe ndarja e territoreve për trafikun e drogës.
Më tej, gazetarja Lala shton për News24 se SPAK ende nuk ka reaguar për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë, analizimin e provave edhe fakteve, por edhe dyshimeve se të përfshirë ka edhe efektivë e zyrtarë policie.
Lala theksoi se nga burimet e saj ka informacione për përfshirje të zyrtarëve të lartë aktual të policisë, por SPAK dhe Policia ende nuk e konfirmojnë.
Sa i përket emrave, të cilët janë me peshë në botën e krimit, Lala tha se ata kanë një lloj mllefi ndaj medias e ndaj atyre që i ekspozojnë, por SPAK ka bërë një goditje dhe ka prova edhe për emra të tjerë të cilët operojnë jashtë vendit, përfshirë edhe Dubain.
Lini një Përgjigje