TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 17:25

Djegia e qendrës tregtare në Lushnje, prokuroria regjistron procedim penal për shkatërrim të pronës me zjarr

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e qendrës tregtare në Lushnje, prokuroria regjistron procedim

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal për zjarrin e rënë pak ditë më parë në një qendër tregtare në Lushnje. Për shkak të flakëve u dëmtuan shumë biznese dhe banesa, prandaj prokuroria ka regjistruar procedimin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Deri më tani nuk ka endje një konkluzion se cili ishte shkau i nisjes së zjarrit. Prokuroi bën me dije se po heton në këtë aspekt.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregtare “Metropol Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve.

Lini një Përgjigje