TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2023, 08:41

Dielli nuk do zgjasë shumë, nga nesër rikthehen shirat; si pritet të jetë java 

Shkruar nga Pamfleti

Dielli nuk do zgjasë shumë, nga nesër rikthehen shirat; si pritet

Temperaturat për ditën e sotme pritet të arrijnë në 29 gradë në vlerat maksimale, por duke nisur nga e marta do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se java pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që e mërkura dhe e enjtja të ketë edhe rrebeshe shiu, ndërsa fundjava do jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta.

Edhe vlerat termike pritet të shënojnë rënie, duke bërë që të mërkurë dhe të enjte vlerat maksimale të mos i kalojnë 23 gradë celsius. Nga e premtja temperaturat maksimale shkojnë mbi 25 gradë celsius.

moti

Lini një Përgjigje