TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2023, 11:27

Dhuna barbare e fisit Rraja, Prokuroria nuk ka pamjet filmike; dyshohet se janë fshirë kamerat e lokalit

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare e fisit Rraja, Prokuroria nuk ka pamjet filmike; dyshohet se

Kur kanë kaluar 6 ditë nga dhuna barbare e fisit Rraja ndaj kushërinjëve Bilbil e Jashar Maja, Prokuroria e Tiranës nuk ka siguruar ende asnjë pamje filmike nga lokali "Fregen" në Thumanë në pronësi të Kujtim Bërdakut.

Gjatë marrjes në pyetje të Kujtimit dhe djalit të tij, Ferdinandit, ata kanë pretenduar se kamerat e lokalit megjithëse ishin të instaluara, kishin disa ditë që nuk ishin në gjendje pune.

Buriem për mediatbëjnë me dije se Prokuroria dyshon se personat në fjalë kanë bërë riformatimin e DVN, duke fshirë pamjet filmike dhe nxjerrë jashtë përdorimit të procesit të filmimit.

I vetmi filmim që ndodhet në dosje dhe që tashmë është bërë publik, është video e filmuar nga vetë grupi i fisit Rraja.

Pas ngjarjes së rëndë, ende vijojnë të jenë në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja dhe Edison Meta, Flamur Rraja dhe Përparim Rraja. Ndërsa tre persona të grupit Rraja janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi dhuna barbare, Kujtim Bërdaku është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.

Kujtojmë se Bilbil dhe Jashar Maja, u dhunuan të enjten e javës së kaluar nga një grup i fisit Rraja, pasi dy kushërinjtë ishin ankuar për shpërthimet me tritol në guroren e Përparim Rrajës. Sipas tyre, shpërthimet në gurore i kishin shkaktuar dëme në banesat e tyre.

dhune fisi rraja prokurori pamje filmike kamerat e lokalit

Lini një Përgjigje