TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2023, 07:33

Propozimi i Ramës për Kosovën, Bolton: Sa më shumë palë të përfshihen, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes!

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i Ramës për Kosovën, Bolton: Sa më shumë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së John Bolton, ka komentuar propozimin e kryeministrit Rama për konferencë të nivelit te lartë të thirrur nga Franca dhe Gjermania, mbështetur nga BE dhe SHBA për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi.

I ftuar në “Euronews Albania”, ai tha se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes.

“Mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara, kryebashkiaku Mer Daley i Çikagos, kur u përball me një grevë të mundshme të mësuesve, mbyllte Bordin e Arsimit në një dhomë me sindikatat e mësuesve dhe thoshte: “Nuk do të dilni pa arritur një marrëveshje”. Zakonisht ia arrinin. Por, unë mendoj se nëse ka shumë të jashtëm që po komentojnë sikur të ishte një ngjarje sportive për ecurinë e negociatave, nuk do të ketë një rezultat të dëshirueshëm, do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përfaqësoheshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje