
Avokati Spartak Ngjela duke komentuar propozimin e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama për dërgimin e KFOR-it në veri të Kosovës, tha se këto deklarata janë nonsens, për të mos i cilësuar si të njëanshme.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela tha se është e nevojshme që në veri përveç KFOR-it të jetë dhe policia e Kosovës, përndryshe nuk mund të garantohet integriteti territorial i Kosovës.
“Duhet të jenë patjetër forcat pro-shqiptare dhe shumë mirë kanë bërë, duhet të jetë dhe policia e Shqipërisë. Rama flet, ja marrim si nonsens, sepse nuk ja provojmë dot që është me Beogradin. Dy gjëra ka një politikan që flet kundër interesit kombëtar, ose nuk e kupton, ose është kundërshtar. Meqë ajo tjetra është e rëndë, po i themi që s’merr vesh dhe nuk merr vesh sepse nuk ka origjinë ligjore në atë drejtim. Vjen nga arti”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje