TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 18:28

Universiteti i Tiranës rënie me 200 pikë, Qëndresa Qytetare: Deklarata e rektorit e turpshme, duhet reflektim

Shkruar nga Pamfleti

Universiteti i Tiranës rënie me 200 pikë, Qëndresa Qytetare:

Përfaqësuesi nga Lëvizja Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi e ka cilësuar si turpëruese deklaratën e rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili nuk e pranoi rankimin e fundit, ku ky universitet, u listua vetëm dhjetë vende larg fundit të tabelës së universiteteve në Europë.

Në një intervistë për ABC News, Qiraxhi u shpreh se që prej vitit 2020, Universiteti i Tiranës është në vendet e fundit.

Sipas Qiraxhit, në universitet nuk ka investime për kërkime shkencore.

Ishte, sinqerisht turpëruese, por edhe shokuese deklarata e rektorit të Universitetit të Tiranës, në krah me ministren e Arsimit, ku në fakt pretendon që ky është një ankim rishtaz. Pra, është për herë të parë që bëhet ky rankim për Universitetin e Tiranës dhe tekstualisht rektori thoshte se kur je për herë të parë, nuk bën diferencë nëse je lart apo poshtë. Univertisteti i Tiranës, çuditërisht në mungesë të dijenisë së rekorit, ka që prej vitit 2020, pjesë e këtij rankimi. Këtë nuk e themi ne, por këtë e thotë dokumenti më i rëndësishëm i strategjisë së arsimit në vendin tonë, që quhet Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026. Ministrja që ishte në krah të rektorit, minimalisht duhet të kthellohej dhe të kuptonte që ky është një rankim i një institucioni ku strategjia dhe ministria e Arsimit e ka cilësuar si një rankim prestigjoz, nga ku prej 2021, për fat të keq, Universiteti i Tiranës kryeson fundin me një grup universitetesh të tjera.

Nga 2020, ne nuk e kemi marrë shansin për të refletuar në këtë rankim.  Universiteti i Tiranës ka një rëndësi strategjike dhe kombëtare për vendin tonë”, theksoi ai

Lini një Përgjigje