
‘Lëvizja Bashkë’ ka organizuar ditën e sotme një protestë për miratimin e minimumit jetik, ndërsa deputetët e parlamentit kanë nisur punimet e Kuvendit paralelisht.
Ndërkohë që brenda sallës së Kuvendit kanë nisur diskutimet për shqetësimet e qytetarëve, protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra.

Lëvizja Bashkë e konsideron minimumin jetik si “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre.


Lini një Përgjigje