TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 15:51

Kryepolici i Delvinës, Armando Zoga, u shkarkua pasi bllokoi drogën, bëri zap të fortët e bizneset kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Kryepolici i Delvinës, Armando Zoga, u shkarkua pasi bllokoi drogën,
Komisariati i Policisë së Delvinës /

Për shkarkimin e kryepolicit që zbatoi ligjin, janë gëzuar drejtuesit e partisë e qeverisë lokale dhe banditët e tyre, që deri në muajin 2023 kur Armano Zoga u emërua shef komisariati; e përdorën territorin e rrethit Delvinë si çiflig privat e zonë terrori për qytetarët dhe bizneset, por largimi i tij vjen edhe “erë” pazaresh me koncesionarin e firmës “Delvina Gaz Company” që po helmon zonën me puset naftës...

Më 15 shtator 2023, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, shkarkoi Shefin e Komisariatit të Delvinës,  Armando Zoga, duke e emëruar  inspektor te shkolla e policisë; që do të thotë, largimi nga terreni i një drejtuesi të aftë e korrekt, dhe mbyllja e tij në klasat mësimore.

Rrumbullaku e shkarkoi, në vend që ta nderonte me certifikatë suksesi, ndershmërie e përkushtimi në vendosjen e rendit publik dhe luftën kundër krimit, si i pari shef komisariati në Delvinë në 25 vitet e fundit, që brenda 6 muajsh bëri zap “të fortët” e zonës, kultivuesit e drogës, ndërtuesit e paligjshëm, “cubat” drejtues partiak e shtetëror dhe familjarët e tyre. 

Për shkarkimin e kryepolicit Armando Zoga që zbatoi ligjin, janë gëzuar drejtuesit e partisë e qeverisë lokale dhe banditët e tyre, që deri në muajin 2023 kur ai u emërua shef komisariati; e përdornin territorin e rrethit Delvinë si çiflig privat e zonë terrori për qytetarët dhe bizneset.

Por shkarkimi i tij  vjen edhe “pak erë” pazaresh me mafiozët e firmës koncesionare “Delvina Gas Company”, që me aktivitetin jashtë kushteve teknike e pa leje mjedisore, po helmon zonën me puset e naftës që i shfrytëzon duke rrezikuar jetën e banorëve.

Në raportet e Policisë së Shtetit, puna drejtuese e kryepolicit të Delvinës, Armando Zoga në 6 muaj që e lanë shef, ka tregues ndryshimi të situatës së rendit e anti-krimit në atë bashki e rreth:

- Kanë kaluar në verifikim ligjshmërie, teknike e pronësie, të gjitha automjetet e zonës, si dhe janë proceduar 8 të mitur për përdorim veturash, duke iu hequr lejet e drejtimit prindërve të tyre drejtues partiak e institucionesh në bashkinë Delvinë e drejtoritë lokale.

- Janë bllokuar e proceduar penalisht 6 ndërtime pa leje në qytetin dhe rrethin e Delvinës, 5 të ndërtuar nga drejtues partiake e qeveritarë lokal dhe familjarë të tyre.

-Janë dhënë ndëshkime administrative e është ndaluar parkimi i automjeteve në trotuare dhe qarkullimi e parkimi i tyre në pedonalen e qytetit Delvinë.

- Për herë të parë në drejtimin 6 mujor nga komisar Armando Zoga,  në Delvinën e “Eskobarit” Klement Balili e 17 bandave të tjera të këtij rrethi, nuk është konstatuar asnjë rast kultivimi droge, ndërsa në dyert e shkollave e në lokale, nuk ka guxuar asnjë “trim” të shesë drogë.

- Në 16 vite aktivitet të PPP “Delvina Gas Company”, kryepolici Armand Zoga, është i pari drejtues policie i Delvinës, që ka ndërhyrë për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm e kriminal të saj, me pasoja për shëndetin e banorëve, helmim uji, shkatërrim pronash, bujqësisë e blegtorie.

Aq këmbëngulës ka qenë kundër krimit mjedisor e pasuror që po bën firma koncesionare “Delvina Gas Company”, sa administratori Kastriot Bejtja, nëpërmjet bosëve offshore islandezë e rusë, ka ndërhyrë deri te Babloku, Balluku e Bledar Çuci, që policia të mos zbatojë ligjin.

Nëse nuk kanë ndërhyrë deri te ministri Taulant Balla, atëherë ky duhet verifikojë procedurën dhe motivin që ka përdorur Muhamet Rrumbullaku, për shkarkimin e kryepolicit të Delvinës, menjëherë pasi ai ndaloi parcelat e drogës, bëri zap “të fortët”, “cubat” drejtues të pushtetit lokal e bizneset kriminale./Pamfleti

armand zoga kryepolici i delvinës

Lini një Përgjigje