TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 18:35

“Plehra, po na tregoni ju pazaret”, deputeti demokrat përplaset me protestuesit e Lëvizjes Bashkë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Plehra, po na tregoni ju pazaret”, deputeti demokrat përplaset

Protesta e Lëvizjes Bashkë para Kuvendit ka nxjerrë nga vetja deputetin demokrat Helidon Bushati. Disa të rinj protestuan sot duke kërkuar minimumin jetik, teksa në momentin që po kalonte deputeti ata i kujtuan rritjen e pagave dhe folën  për pazare.

Por deputeti ka reaguar ashpër me fjalët: “S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregon unë. Bëni përgjithësime ju. kush ia mban të dalë me mua?”. Më poshtë shihni videon.

Lini një Përgjigje