
Ish-prokurori Eugen Beci ka deklaruar se mund të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim sa i takon punës së SPAK.
Duke folur në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube ai u ndal dhe te dosja “Xibraka”. Ai deklaroi se SPAK e ka dosjen gati, bashkë me emrin që fshihet pas laboratorit.
“Për çdo dosje ka vend për hetime të mëtejshme. Në atë kohë janë mbledhur të dhëna të mjaftueshme se kush fshihej pa laboratorit në Xibrakës dhe kush janë personazhet e paidentifikura nga policia që kanë bashkëpunuar me trafikantët. Mund të ketë zhvillime edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë. Pra asnjëherë nuk është vonë nëse ka diçka të re kur dosja është e pezulluar”, tha ai.
Lini një Përgjigje