
Në një intervistë për podcatin “TëPashoq” në kanalin në youtube të “Pamfleti”-t, eksperti i çështjeve rajonale, Enver Bytyçi ka shpjeguar edhe sjellen e moderuar të SHBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë.
Sipas Bytyçit kjo sjelle e Perëndimorëve argumentohet me faktin se ata kanë dashur që ta afrojnë Serbinë pranë vetës me anë të joshjes. Por më te theksoi ai, Serbia është treguar e zgjuar dhe ka vijuar të luaj me dy porta.
Pjesë nga intervista:
-Kjo qasje përkëdhelës ndaj Serbisë qoftë e SHBA, qoftë e BE, është bërë gjithë këto kohë për shkak të tentativave për ta mbajtur mirë, në një farë mënyre nën diktatin e vet marrëdhëniet me Rusinë apo sepse kanë interesa më të mëdha në serbi?
Bytyçi: Kryesore është se është tentuar që Serbinë ta shkëpusin nga ndikimet dhe influenca ruse. Shkëputjen e kanë parë me anët të joshjes si modelin më produktiv. Kam përshtypjen dhe jam mandej krejt i bindur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka premtuar perëndimorëve kur ka ardhur në pushtet se gradualisht do të shkëputem nga Rusia dhe do të bëhem jesë e BE-së.
-Por ai se ka reflektuar në asnjë gram të retorikës publike këtë gjithë këto kohë
Bytyçi: Nëse do të vini re intervistat e Aleksandër Vuçiç me mediat e huaja dhe mediat serbe në opinionin publik serb ësh më nacionalist se Millosheviçi. Por në mediat ndërkombëtare ka lënë hapësirë ka luajtur me dy porta, ashtu siç ka ditur historikisht Serbia që të luaj. Sepse ata ndërkohë që kanë krijuar një aleancë të pashkëputshme me Rusinë në vazhdimësi kanë joshur Perëndimin se janë perëndimorë.
Lini një Përgjigje