
Eksperti Fatjon Softa duke folur për situatën e krimit në vend sa i përket fundit të 2024-ës dhe fillimit të 2025-ës, theksoi se kemi ende raste të ngjarjeve kriminale ende të pazbardhura.
Në një intervistë për “Report TV”, Softa tha se krimi i organizuar duket sikur ka një epërsi në informacion organizimi dhe teknologji në raport me policinë. Kjo sipas tij ka sjellë për pasoj zbardhjen e shumë pakë ngjarjeve me prapavijë kriminale.
“Nëse flasim për fundin e 2024 dhe fillimin e 2025, ka vepra penale dhe atentate, që i kemi parë dhe analizuar. Kemi vepra penale pa zbardhur. Rasti i atentatit në autostradën Levan Vlorë pa autor ende. Ngjarje e rëndë. Funksionuan të njëjtat skema, personat largohen nga vendi i ngjarjes dhe djegin automjetin. E njëjta skemë në Tiranë, biznesmeni vritet në banesë në sytë e bashkëshortes. Kemi ngjarjen e Dobraçit, ende e pazbardhur.
Kemi 42 raste të zbardhura nga policia, krahasim me 6 ngjarje të pazbardhura. Shqetësim mbetet që grupet kriminale, duket sikur kanë një epërsi në informacion, organizim dhe teknologji. Dhe në mënyrën për të zhdukur provat. Një pjesë janë parandaluar falë punës së policisë. Por raste si pastrimi i parave, futja e parave të huaja, pavarësisht se disa janë kapur, tregojnë një lloj shqetësimi, vazhdojnë shqetësim përderisa këto atentate janë të pazbardhura. Dyshojmë për persona profesionalë të paguar”, tha Soflta.
Për Softën, policia sakrifikon shumë, por kjo nuk përkthehet në shpërblimin që meritojnë.
“Siguria nuk perceptohet nga një turist. Po flasim, jo për mosekzistencën e rendit publik si në 97. Po flasim për një kohë kur krimi po vepron dhe grupet kriminale janë operative, këto grupe nuk janë s dikur, por janë me kollare dhe në restorante shumë të shtrenjta. Rasti i Elbasanit tregon se edhe gjyqtarët janë bërë pjesë e grupeve kriminale. Duhet të shkojmë te polici bazë. Kemi një polici që sakrifikon shumë. Vërtet turistët kanë qetësi, është falë punë së zgjatur të policisë. Mos presi punonjësi i policisë ti jepet një biletë për të shkuar në një supermarket, por ti shikohet rroga për dinjitet”, tha Softa.
Lini një Përgjigje