TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2025, 16:38

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson Agron Gecën!

Shkruar nga Pamfleti

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit, ja kush e

Prefekt i qarkut të Kukësit nuk do të jetë më Agron Geca. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që Geca të lirohet nga detyra. Ndryshimi erdhi pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. 

Në vend të tij, qeveria ka miratuar emrin e Dritan Baji, i cili do të mbajë postin e prefektit. Kujtojmë se mjeku radiolog Agron Geca mbante postin e prefektit të qarkut Kukës prej dhjetorit 2023.

VKM-ja:

VE N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Lini një Përgjigje