TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2025, 15:12

Arratisja e Duat Lazes nga burgu i Shënkollit, eksperti: Nuk ka vepruar i vetëm, dikush e ka ndihmuar

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja e Duat Lazes nga burgu i Shënkollit, eksperti: Nuk ka vepruar i

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka deklaruar se siguria në Shqipëri ekziston dhe se njerëzit ndihen të sigurt në qytetin ku jetojnë. Ai u shpreh se njerëzit mund të lëvizin lirisht në çdo orë.

“Siguria ekziston në Shqipëri. Njerëzit mund të lëvizin lirisht në çdo orë, pastaj pjesa që duhet analizuar është se çfarë është ky 18 për qind që nuk ndihet i sigurt. Çfarë peshe specifike ka dhe çfarë ngjarje përfaqëson, nëse është tek vrasjet tek trafiqe”, tha Rexhepi për “Report Tv”.

Teksa u ndal tek qyteti i Shkodrës, ai tha se në këtë qytet RENEA duhet të ishte stacionare për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale, teksa iu referua atentatit me 4 të vrarë në Dobraç.

Ngjarja e Dobraçit policia u fokusua kush ishte i treti ishte ose jo Ibraimi, ndërkohë që duhet që detyra e policisë të ishte zbulimi i autorëve. Tek ky 18 për qind është edhe Dobraçi. Nuk e di se në çfarë faze është hetimi, ajo është një masakër dhe është raportuar se foristrada ka lëvizur me ditë të tëra atje edhe në ditët që ka pasur edhe uniforma policie, nuk i kam të konfirmuar këto, por çfarë kamë dëgjuar nga media. Ajo s’ka ardhur nga ajri një kamer e ka kapur, di që çështja i ka kaluar SPAK. Unë mendoj se për Shkodrën RENEA duhet të ishte stacionare. Këto nuk janë ngjarje që i mbulon dot policia e Shkodrës”, tha ai.

Lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, Rexhepi u shpreh se policia e ka një përgjigje, ndërsa ai vetë beson se Martinaj nuk është gjallë.

“Policia e ka përgjigjen dhe është në përpjekje për të arritur provueshmërinë. Pastaj duhet që të gjendet kufoma, autorët. Për mua ai person nuk ekziston më, kjo është një deklaratë pa prova, por sipas një analize që mund të bëjë, nuk besoj se mund të jetë gjallë”, u shpreh eksperti.

Rexhepi u ndal edhe tek largimi i Daut Lazes nga burgu i Shënkollit në Lezhë, për të cilin tha se ajo arratisje nuk mund të jetë bërë pa një bashkëpunëtor.

“Mendoj se arratisja nuk është bërë pa një bashkëpunëtor. Është e vogël mundësia për të ikur. Ai është burg që si plotëson kushtet, është burg për prishje”, përfundoi Rexhepi.

Lini një Përgjigje