TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2025, 19:42

Arratisja e Daut Lazes nga burgu, Softa tregon detaje: Shfrytëzoi ndërrimin e turneve për t'u larguar

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja e Daut Lazes nga burgu, Softa tregon detaje: Shfrytëzoi

Eksperti Fatjon Softa ka folur lidhur me arratisjen nga burgu i Shënkollit të të dënuarit për dhunë në familje, Daut Laze. Softa shprehet se burgjet janë një problem shqetësues, ndërsa rasti konkret duhet analizuar me detaje nga hetimet.

Ai tregon se ndërrimi i turneve shërbeu si moment për arratisjen dhe se konstatimi i arratisjes është bërë të nesërmen.

“Burgjet janë problem shqetësues edhe arratisja e tij një lloj shqetësimi. Masat e sigurisë janë të ulëta në krahasim me të tjerët të dënuar, për shkak të ndalimit apo arrestimit, për masën e sigurisë lidhur me kurimin shëndetësor. Konstatimi i arratisjes është bërë të nesërmen. Ndërrimi i turneve shërbeu si moment për arratisjen. Burgjet kanë rrethimin, kamerat, kullat e vëzhgimit. Duhet hetim për të parë nëse kanë qenë në kulla. Kanë funksionuar sistemet e kamerave? Kemi ngritur shqetësimin që burgjet kanë nevojë për sistemin anti-dron për të ruajtur perimetrin. Kanë nevojë për muret elektronikë, mund të sinjalizojnë zonën e ndarë me sektorë dhe i jep prioritet kamerave për të bërë ndalimin e personave”, tha Softa për “Report Tv”.

Sa i përket propozimit të qeverisë për krijimin edhe të burgjeve të hapura, ku të dënuarit mund të punojnë gjatë ditës dhe të kthehen në darkë në burg, Softa është dakord për importimin e këtij modeli europian në Shqipëri.

“Këto janë modele të marra nga vende të BE-së. Dalja nga burgu, vajtja në një vend pune, që nuk e di si do jetë. Nëse do jetë i kontrolluar nga policia vjen dhe edukimi përmes punës. Që këto persona të mos përfitojnë nga liria dhe të largohen nga Shqipëria. Sa do të funksionojnë, do shikohet. Në parim jam dakord, por duhet parë rast pas rasti. Duhet parë dhe masa dhe lloji i dënimit. Jam dakord me këtë lloj burgu, është një model që i ndikon të socializohen në shoqëri”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje