TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2025, 19:29

"Berisha cenoi sigurinë e vendit", Meçe tregon mënyrën e vetme për heqjen e "non-gratës"

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha cenoi sigurinë e vendit", Meçe tregon

Analisti Arben Meçe ka folur lidhur me shpresën e kreut të Partisë Demokratike, Arben Meçe për heqjen e “non-gratës”.

Ai tha se Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Sipas Meçes, për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që të merret një vendim personal nga presidenti Donald Trump, pa u këshilluar me institucionet që e kanë vendosur atë masë, të cilat gjithashtu kanë dhe kompetencën për propozimin e heqjes ose jo të saj.

Për ta, Berisha ka bërë veprimtari antikombëtare, sepse ‘non grata’ nuk është vendosur vetëm për shkaqe korrupsioni. Kreu i PD dhe familja e tij kanë cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe deri Amerikës, akte për të cilat SHBA dhe Britania kanë një dosje të kopsitur dhe mbi këtë bazë është vendosur masa e nisur që 9 vite më parë si procedurë.

Analisti tha se ‘non grata’ ndaj Berishës nuk është filozofi politike, por ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare.

“Sali Berisha nuk po bën lobim në Amerikë se administrata Trump nuk është formuar ende. Belind Këlliçi nuk shkoi kot në SHBA ku mori pjesë në fushatë, për heqjen e non grata në SHBA. Kjo nëpërmjet rrjedhjes së madhe të parave. Por Berishës nuk i intereson që të dalë kjo rrjedhje parash. Ndaj ai pret reagimin e administratës së re apo pritja e një deklarate nga SHBA, teksa së fundmi edhe Britania e rimbështeti SPAK dhe drejtësinë, ndaj edhe ai thotë se nuk po loboj, se pret ndonjë deklaratë nga ambasada e SHBA. Nuk është sekretari i shtetit që heq non gratën apo e vendos, por janë institucionet poshtë tij që vendosin këtë në bazë informacioni dhe analize. Janë CIA, FBI, DEA etj., që kalojnë protokollin dhe përcjellin këtë gjë. Pra është e pamundur që të merret vendim i menjëhershëm për ta hequr nëpërmjet këtyre institucioneve me një firmë. Pra duhet të kalojë në rrugë institucionale. Çështja e Berishës nuk është vendimmarrje politike. Mënyra Protokollare e heqjes së non gratës është e përcaktuar, se koha nuk premton deri në zgjedhje për ta hequr nëpërmjet institucioneve të pavarura atje”, shprehet Meçe për “Report Tv”.

Më tej analisti shpjegon të vetmin opsion se si mund të hiqet kjo masë, edhe pse e quan gati të pamundur nga ana e një vendi si SHBA, duke parë edhe historinë dhe praktikat e mëparshme.

“Tjetra është një deklaratë e mundshme e ambasadës së SHBA-ve në kuadrin e zgjedhjes dhe në prag të administratës së re të Trump. Them se do ketë shumë debat për këtë gjë, ndoshta një marrëveshje nën tavolinë Trump-iane, me termin ‘e vendos unë këtë’, kjo është çështje tjetër, por sipas protokollit kjo nuk mund të bëhet kaq lehtë. Non gratën e Berishës e kanë vendosur organet e sigurisë kombëtare amerikane, ai është një filo-rus. Filozofia e vendosjes së non gratës apo heqjes së saj nuk është politike, por e sigurisë kombëtare. Ai është element i rrezikshëm edhe për sigurinë e SHBA-ve, ndaj e kanë futur në listë, jo vetëm për korrupsionin, por për sigurinë, ka të gjithë familjen, problemi është më i madh, është gjeopolitik dhe i sigurisë. Nuk merren SHBA-të me gocën e Berishës, por ka diçka tjetër pas, më e thellë. Vetëm analizën e Fazllicit të bësh dhe e kupton, hyrja në Këshillin e Sigurisë së Shqipërisë me leje të Berishës, kur dihej se ai ishte lidhje e spiunazhit serb, e kupton se Berisha është rrezik për sigurinë kombëtare. Unë mendoj se SPAK ka dhe do ketë mbështetjen e mëtejshme të amerikanëve”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje