
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme rastin e një 6-jeçareje që dhunohet nga e ëma.
Marsel Balla tregoi se ish gruaja e tij, rreh vajzën 6 vjeçare në shenjë hakmarrje. “Ish bashkëshortja ime rreh vajzën e cila është në klasë të parë, të gjithën e bën për hakmarrje ndaj meje, ju fut të dy fëmijëve urrejtje për mua”, thotë Marseli.
Ai tregon se këtë rast e ka referuar edhe te psikologja e shkollës edhe te ato të bashkisë, por asgjë nuk kanë bërë, ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e gazetarëve.
Emisioni Fiks-Fare solli me zë dhe figurë nënën e të miturës që e godet këtë të fundit, madje i kërkon llogari se përse do që të shkojë tek i ati.
Madje në mesazhe zanore që i drejton të shoqit, i thotë se s’do i takojë kurrë fëmijët, ndërsa në prezencë të djalit, i thotë se ky i fundit do e urrejë.
Në një bisedë më Punonjësen e Njësisë së Fëmijës të Bashkisë Divjakë, Marseli shpreh shqetësim për të miturën, por ajo e qetëson duke thënë se të gjithë i godasin fëmijët. Madje edhe kolegia e saj thotë se i godet fëmijët e saj kur nuk i binden. Gazetarët kërkuan një përgjigje të ky institucion por punonjësja refuzoi të përgjigjej.
Ndërkohë, drejtoresha e shkollës ku mëson e mitura thotë se nuk ka psikologe në shkollë për rastin e të miturës ka marrë një psikologe nga një shkollë tjetër që të merret me rastin. Drejtoresha tregon se ka pasur edhe ajo divorc dhe për dy vite e ka penguar fëmijën e saj të takojë të atin, por më në fund e lejoi.
“Të njëjtën histori kam pasur edhe unë, po mundohem të ndikoi te të dy prindërit që të ulin gjakrat. Por nuk po e bëjnë, ndërkohë psikologe nuk kemi”, thotë drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Shën e Premte”.
Pas këtyre fakteve gazetarët flasin edhe me psikologen e një shkolle tjetër të rrethit që është lajmëruar të trajtojë rastin, por ajo u shpreh se e ka referuar të Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve.
Punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve thotë se të miturën duhet ta pyesë psikologja e shkollës, madje kjo e fundit sipas saj nuk mund t’i referojë raste dhe as ta urdhërojë ë merret me rastet. Ndërkohë psikologja e një shkolle tjetër 9-vjeçare në zonë, jo në shkollën e të miturës thotë se e referoi rastin në bashki.
Institucionet kërkojnë të hedhin përgjegjësinë tek njeri tjetri ndërkohë që për të miturën askush nuk flet me siguri nëse është e dhunuar apo jo. Përveç videove dhe audiove që babai i saj ka siguruar, asnjë institucion nuk ka një raport të detajuar. Ndërkohë për punonjëset e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, të godasësh fëmijët është normale.
Lini një Përgjigje