TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 19:55

A po gatuhet rrëzimi i Albin Kurtit në zyrën e Donald Trump?!

Shkruar nga Pamfleti

 

A po gatuhet rrëzimi i Albin Kurtit në zyrën e Donald Trump?!

Analisti Enver Bytyçi, ekspert i zhvillimeve në Rajon, në “Të Pashoq”, duke folur për zgjedhjet parlamentare në Kosovë tha se fushata mbahet në rrethana krejt të tjera nga ato të mëparshme. Bytyçi tha se deri në 2019 kishte fushata mes dy forcave kryesore PDK dhe LDK, që ishin në një koalicion dhe ishte krijuar idea se nuk do të kishte ndryshim të pushtetit.

Bytyçi tha se sot kemi Vetëvendosjen në pushtet dhe dy partitë opozitare janë PDK dhe LDK që janë në këto pozita prej 4 vitesh.

Sipas tij në normalitet, VV-së i duhen edhe 4 vite qeverisje, por do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në 9 shkurt.


"Kemi një kokurencë shumë të fortë, janë bashkuar të gjitha partitë politike kundër VV-së”, tha Bytyçi.

Sipas tij, kemi pasur deklarata të forta edhe më parë kundër Kryeministrit Kurti që e lidhnin me Serbinë, madje Ramush Haradinaj e ka cilësuar si njeriun e Serbisë, që i shërben Beogradit.


Kam dëgjuar arsyetimin e Haradinajt, i cili thotë se Kurti ishte i vetmi që shpëtoi në burgun e Dobracës dhe për pasojë lidhja është se përderisa ju i shpëtuat burgut të Dobravës, kjo do të thotë se jeni njeri i Serbisë. Por ky nuk është një arsyetim logjik. Serbia kishte shumë të lehtë që ta asgjesojë Ibrahim Rugovën, ai është izoluar në shtëpinë e tij, madje me urdhër që të mos dilte as nga dhoma. E morën peng, por nuk guxuan ta eliminonin. Sepse eleminimi i njerëzve të tillë krijon probleme për vete shtetin që do e bënte këtë eleminim. Edhe për Kurtin mund të kemi një situatë të ngjashme, ndaj dhe Beogradi nuk ka guxuar që ta eleminojë”, tha Bytyçi.

I pyetur se çfarë e shtyn Ramush Haradinaj të tentojë për të qenë Kryeministër i Kosovës, Bytyçi tha se kjo nuk është hera e parë që ai e tenton.

Ramushi ishte kryeministër i Kosovës, ka kërkuar të bëhet Kryeministër kur u kthye në Kosovë nga Haga. Ai u bë kryeministër duke bërë kompromise me ndërkombëtarët. Erdhi në pushtet duke bërë kompromise. Ai mori vendime sovraniste si në rastin e taksave me Serbinë, por ai mban qëndrime ekstreme, sa kompromisi aq edhe jo kompromisi. Niset nga rrethanat, nga konjukturat, ndaj edhe është bërë i pabesueshëm në Kosovës”, tha Bytyçi.

Bytyçi parashikoi se Vetëvendosja do të jetë parti e parë, ndërsa foli edhe për renditjen e partive opozitare në zgjedhjet e së dielës.


Sipas tij, LDK-ja do të ketë rritje këto zgjedhje pasi ajo ka bërë ndryshime në parti dhe në program gjë që sipas tij do të ndikoj pozitivisht te votuesit.

Lidhja Demokratike e Kosovës unë mendoj se do të ketë rritje dhe do të dalë parti e dytë. Kjo për shkak nga mënyra se si ka zhvilluar fushatën elektorale. Nga mbështetja që kam parë dhe nga programi politik që ka. Megjithëse më duket një program futurist, i parealizueshëm dhe nga kompaktësi që ruan Lidhja Demokratike si një parti tradicionale në Kosovë. Ndërsa Partia Demokratike Kosovës ndonëse ka një kandidat të pastër për kryeministër dhe me prestigj dhe një personalitet të veçantë. PDK nuk është e reformuar.”, tha Bytyçi.

Ndërkohë që sa i takon PDK-së, Bytyçi shprehet skeptik dhe për shkak se ajo nuk ka bërë reformim pas humbjes së 2021. Sipas ekspertit për çështjet rajonale, PDK vijo të ketë në përbërjen e saj kontingjent të personave të akuzuar për raste korruptive. Më tej Bytyçi shton dhe faktin se PDK-ja ka qenë ajo që e ka shtyrë më së shumti planin për ndarjen e Kosovës.

“PDK por edhe LDK kanë ikur nga pushteti me akuza të rëndë për korrupsion për bashkëpunim për grabitjen e pasurive të Kosovës.

Për blerjen e një sipërfaqeje toke me 100 euro për metër katror dhe shitje pak javë më pas me 5 mijë euro për 100 metër katror për shkak të infrastrukturës që ka qëlluar të ndërtohet në atë zonë ku këta e kanë bërë, duke qenë në dijeni se në këtë territor do të kalojë një autostradë. Autoritet e PDK-së në pushtet kanë blerë tokë aty dhe pas disa javësh është miratuar projekti ata kanë shitur 5 mijë euro 100 metra katror nga 100 euro që e kishin marrë.

Të gjitha këto fakte që popullata i njeh, nuk është reflektuar nga PDK. PDK ka shumë nga këto njerëz të cilët i mbron dhe i përdor fuqishëm si element të fortësh në fushatën elektorale. Ajo që ndodhi në Skenderaj me sulmet që ju bë eskortës dhe vetë kryeministrit Kurti gjatë një mitingu elektoral, ishte i organizuar pikërisht nga këto elementë të cilët janë të njohur.

Kjo është njëra anë dhe publiku në Kosovë ka ndjeshmëri për ti gjykuar dhe reflektuar. Ana tjetër është se PDK ka në përbërjen e saj edhe elementë që janë aktivizuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve dhe dhënien e veriut të Kosovës, Serbisë. Thaçi së bashku me bashkëpunëtor të tjerë deri te Vlora Qitaku, që është nën kryetare e Partisë, e cila është dëshmuar tashmë se gjatë kohës si ambasadore në Uashington, ka lobuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Aq sa ambasadorja e Bosnje dhe Hercegovinës i ka ndërhyrë dhe i ka thënë mjaft. Dmth ka të dhëna të tilla të cilat dëshmojnë se PDK megjithëse në zgjedhjet e 2021 ishte e dyta ajo nuk ka reflektuar 4 vite në opozitë”, përfundoi ai.

Bytyçi u pyet nëse kishte një parashikim lidhur me përqindjen që mund të fitonte VV në zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se mendonte se do të arrinte mbi 40 %, por nuk do të arrinte shumicën prej 51 %.

Kritikat e Grenellit do e ndihmojnë Kurtin. Grenell sulmon për shkak të lidhjeve që ka me Beogradin, ndjen detyrim për shkak të lidhjeve që ka dhe mban këto qëndrime ndaj Kurtit.Mendoj se Grenell gabohet nëse mendon që me akuza të tilla do të rrëzojë apo dëmtojë Kurtin. Pasi në momentin që u rrëzua nga pushteti, dhe të gjithë e dinë që Kurtin e rrëzoi herën e parë Grenell, Kurti e rriti elektoratin me 15%. Mendoj se nëse Grenell do të vijojë akuzat dhe ky do të gjejë një gjuhë për elektoratin për tiu përgjigjur do të kemi një forcim të pozitave të Kurtit me 2 ose 3 pikë, në këto ditë që kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve. Mendoj se do të jetë mbi 40 %, por jo se do të arrijë në 51%”, tha Bytyçi.

Lini një Përgjigje