
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, por deklarata e Richard Grenell ka ndezur fushën politike në Prishtinë dhe rajon.
Të ftuarit në "Repolitix” në Report TV, analistët Nexhmendin Spahiu dhe Kreshnik Osmani kanë ndarë mendime të ndryshme.
Analisti Nexhmedin Spahiu, duke komentuar deklaratat e Richard Grenell, të dërguarit special për krizat të Presidentit Donald Trump, u shpreh se nuk besonte se SHBA-të janë kundër Albin Kurtit.
“Nuk është e vërtetë që SHBA nuk e duan Albin Kurtin, ata bëjnë diplomaci. Ato interesohen për rajonin dhe vendet e tjera”, tha ai.
Kurse analisti Kreshnik Osmani tha se ka informacione të qarta, të dhëna dhe jo analizë. Trump e ka takuar personalisht Grenell dhe i ka thënë direkt kujdes lidhjet miqësore me serbët në Ballkan, pasi kanë aleatë shqiptarët. Por qartazi SHBA nuk e do më Albin Kurtin nëpër këmbë dhe kjo shërben si thirrje para zgjedhjeve për votuesit.
“SHBA po i thotë kosovarëve se nuk e duan këtë person nëpër këmbë. Ata nuk e duan Albin Kurtin, ndaj këto deklarata nuk janë personale por përfaqësojnë SHBA-të dhe politika e presidentit Donald Trump po duket qartë edhe me gjeopolitikën që në ditën e parë të detyrës së tij, duke vënë në lëvizje diplomacinë. Unë mendoj se SHBA nuk do punojë kurrë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, kështu më rezulton mua. E pamundur që SHBA të shesë Kosovën, që të mos krijohen fobi amerikane”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje