TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2025, 16:41

Politika kosovare shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të rinjve në Gjakovë!

Shkruar nga Pamfleti

Politika kosovare shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të tre

Kosova u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje tragjike në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër tre fëmijë të moshave 15 dhe 13 vjeç, mbetën të vdekur.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë, dy 15 vjeç dhe tjetri 13 vjeç, kanë qenë brenda banesës në momentin kur është shembur.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar politikanët dhe krerët e lartë të shtetit në Kosovë, të cilët kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Presidentja e Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin tragjik.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, ka reaguar për ngjarjen duke thënë se kjo vdekje e trefishtë e ka pikëlluar mbarë popullin.

Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përveç ngushëllimeve, ka bërë thirrje që të bëhet hetim i tërësishëm i rastit.

Thirrje për hetime kanë bërë edhe figura tjera politike. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve, dhe i ka ngushëlluar familjarët.

Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda!”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka thënë se kryeqyteti ka gatishmëri për t’i ofruar çdo ndihmë të mundshme Komunës së Gjakovës.

Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë! Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqëve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë Rama në Facebook.

Lini një Përgjigje