TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2025, 11:00

Simpatizantët e Albin Kurtit, 'copëtojnë' regjimin e Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti
Simpatizantët e Albin Kurtit, 'copëtojnë' regjimin e
Dinko Gruhonjiç dhe Milla Pajiç

Kush janë Dinko Gruhonjiç dhe Milla Pajiç, dy “luftëtarët” që po rrëzojnë regjimin serb?

Novi Sadi është Prishtina e Re, ndërsa Vojvodina po shkon drejt rrugës së lirisë e pavarësisë si Republika e Kosovës.

Kështu flitet mes qytetarëve në Serbi, të cilët përditë protestojnë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiçit, duke kërkuar të çlirohen nga prangat e politikës serbomadhe, e cila qysh prej pushtimit të Vojvodinës në vitin 1918, ka mbytur vojvodinasit. Luftëtarët për drejtësi, që janë proklamuar si liderë të protestave janë profesor Dinko Gruhonjiç dhe luftëtarja trime për demokraci, Milla Pajiç.

Simpatizantët e Albin Kurtit, 'copëtojnë' regjimin e
Dinko Gruhonjiç

Studentët e Dinko Gruhonjiçit, pohojnë se modeli i tij është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili përfundoi në burg duke drejtuar lëvizjen studentore shqiptare. Ai luftoi tamam si Gruhonjiçi kundër politikës sërbomadhe.

Libri i preferuar i profesor Gruhonjiçit është “Psikologjia e turmave” i Gustav Le Bon dhe modeli i tij në veprimin politik është zoti Kurti. Dhe këtë na e tha qartë në leksionet e tij se një ditë, kur Vojvodina të bëhet e pavarur, do ta sjellë Kurtin në Universitetin e Novi Sadit që të rinjve t'u përcjellë eksperiencat e luftës së tij ndaj regjimit serb, të njëjtit armik që kundërshton edhe Dinko Gruhonjiç.  Ky është heroi dhe modeli i tij personal, ashtu sikurse mburret se e ka marrë emrin e heroit të madh kroat Dinko Shakiç. Ka studiuar psikologjinë e turmës dhe e plotësoi me përvojën e aktivizimit studentor të Albin Kurtit dhe guximin që ai shfaqi në atë kohë”, tha një prej studentëve që ka ndjekur leksionet e Dinko Gruhonjiçit.

Simpatizantët e Albin Kurtit, 'copëtojnë' regjimin e
Milla Pajiç

Luftëtari më i zjarrtë për drejtësi, përveç Dinko Gruhonjiçit, është edhe e reja Milla Pajiç, fjalët e të cilës të bëra publike në një prej restoranteve më të famshëm në Novi Sad pas protestës madhështore të djeshme, po qarkullojnë mes studentëve: “Serbia nuk do të duhet të ekzistojë, Vojvodina po, tamam ashtu sikurse dhe Kosova që ajo të shkojë në rrugën e vet, e më pas Sanxhaku. Çmoj zotin Kurti për trimërinë dhe presionet që ka përballuar në luftën me regjimin në Beograd. Kosovës duhet t'i jepet e drejta për të mbrojtur shqiptarët në Serbinë jugore sepse kjo është e drejtë legjitime që një ditë ata të jenë pjesë e shtetit të Kosovës. Ne nuk do të kemi asgjë kundër që kjo të bëhet kërkesë në të ardhmen. Duhet t'u jemi mirënjohës kroatëve, Zagrebi dhe Prishtina janë dy miqtë më të mëdhenj të Vojvodinës”, kanë qenë fjalët e rrëfyera nga Milla Pajiç.

Mbetet për t'u parë situata në Serbi dhe nëse kërkesa demokratike e Vojvodinës për vetëvendosje do të ketë sukses. Dinko Shakiç dhe Milla Pajiç janë padyshim liderë të protestave politike me modelin e Albin Kurtit dhe me leximin e tyre të preferuar, "Psikologjia e Turmave", nga e cila nxjerrin bazën e tyre teorike për aktivizëm politik praktik. /Pamfleti

Lini një Përgjigje