TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Janar 2025, 13:38

Liridona Ademaj u vra me armën e tij, jepet dënimi për Tomë Dodajn

Shkruar nga Pamfleti
Liridona Ademaj u vra me armën e tij, jepet dënimi për Tomë
Tomë Dodaj

Tomë Dodaj është dënuar me 5 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë, pasi ka pranuar fajësinë për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt.

Avokati Agron Kuqi tha se dënimi do të apelohet në Gjykatën Supreme.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm.

Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj. 

tomë dodaj liridona ademaj

Lini një Përgjigje