TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Janar 2025, 10:02

Nis zbatimi i marrëveshjes, Italia dhe Kosova njohin patentat e njëra-tjetrës!

Shkruar nga Pamfleti

Nis zbatimi i marrëveshjes, Italia dhe Kosova njohin patentat e

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat e shoferëve në të dyja shtetet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t'u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.

Në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme bëri me dije se nënshkroi një marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Ndërkaq në vitin 2022, Ministria njoftoi se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë.

 

Lini një Përgjigje