
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Jo më shumë se 5 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë, diplomati Ruchard Grenell, me statusin si i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump, ka sulmuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Grenell, kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, dhe kjo për shkak të Kurtit.
Grenell shprehet se qeveria e Kurtit nuk ka qenë dhe nuk është e besueshme as për administratën e Joe Biden dhe as për atë të Donald Trump.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka deklaruar Grenell.
Deklaratat e Grenell në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë janë as më shumë dhe as më pak një ndërhyrje në proces, duke evidentuar Kryeministrin dhe kreun e VV-së si problemin që ka Kosova.
Duket se Grenell po vijon me lojën e Beogradit zyrtar, më saktë të Presidentit serb Vuçiç, i cili gjithashtu identifikon Kurtin si problemin në raportet Serbi-Kosovë. Në një kohë kur në Beograd dhe gjithë Serbinë prej javësh zhvillohen protesta që kanë paralizuar vendin, Grenell i bënte thirrje demonstruesve që të protestonin paqësisht, ndërkohë që kishte raportime për dhunën që Policia dhe shërbimit sekrete serbe ushtronin ndaj protestuesve. Pra në rastin e protestave anti-Vuçiç në Serbi, Grenell e sheh problemin te protestuesit, ndërsa në Kosovë e sheh te Kurti./Pamfleti/
Lini një Përgjigje